Kadri Veseli kthehet në Hagë pas vizitës së babait në spital

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës, pas tri ditësh qëndrimi në Kosovë, ku erdhi i shoqëruar nga zyrtarët e Tribunalit, për të vizituar në spitalin e Mitrovicës babain e sëmurë.

Klan Kosova ka siguruar pamje kur nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it janë nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.