Largohet nga puna një mësimdhënës nga Busavata

Kamenica e ka larguar nga puna për një periudhë 6-mujore mësimdhënësin e Gjimnazit “Ismail Qemali”, Gani Maliqi, shkruan kamenicapress.
Në vendim thuhet se “Maliqi më 4 maj 2021 publikisht deklaron se nuk do ta respektojë vendimin e punëdhënësit mbi riorganizimin e arsimit dhe që të njëjtin s’do ta përfill duke mbajtur mësim në një objekt për të cilin Komuna e Kamenices ka vendosur të mos mbahet mësim”.
Gjatë kësaj periudhe, Maliqi do të marrë 50 për qind të pagës mujore.
Reforma në arsim, me sa duket po sjellë probleme në komunën e Kamenicës, ku tani u përfshi edhe MASHT-i, i cili ka urdhëruar rihapjen e shkollave, të cilat ishin në fillim të këtij viti shkollor.