AAK-ja dorëzon te Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar të mërkurën tek Avokati i Popullit Ligjin për Skemat Pensionale, me qëllim të procedimit të këtij Ligji për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, tha para gazetarëve se kërkesa e tyre është që të largohet kushti prej 15 vite.
Ky ligj nënkupton që ai person pas datës 1 janar të viti 1984 ka krijuar marrëdhënie punë me shtetin nuk gëzon të drejtën e pensionit kuntributdhënës, që do të thotë që për një vit ose një javë e humbin kontributin që e kanë bërë për vite të tëra. Këtë herë kërkesa e jona eksplicite është që të largohet 15 vjetshi si masë diskriminuese dhe njëkohësisht që të largohet data 1 janar i viti 1999 që nënkupton numrin e stazhit pensional”, tha ai

