“Vija e plotë” e lë në këmbë për tre muaj

Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit të tij, në fshatin Bresalc, aksi rrugor Gjilan-Prishtinë, ka bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro, dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.