Abdixhiku e Haziri të mërkurën në Gjilan për promovimin e platformës së regjistrimit të anëtarësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë i saj, Lutfi Haziri, të mërkurrën vizitojnë Gjilanin.

Sipas njoftimit të Degës së LDK-së, Abdixhiku e Haziri doo të zhvillojnë debat lidhur me promovimin e platformës së regjistrimit të anëtarësisë

Njoftimi i plotë i LDK-se dërguar mediave:

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Nesër (e mërkurë) kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org.

Takimi do të mbahet në hotel Astoria në Gjilan me fillim nga ora 17:00.

Ftoheni që ta përcillni këtë ngjarje!

Jeni të mirëseardhur!