Haradinaj: Kurti ka marrëveshje me Vuçiqin për heqjen e taksës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kundërshtuar edhe sot paralajmërimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Sipas tij, veprimi i qeverisë “Kurti” pa kushte është një kundërvlerë për Kosovën.

Haradinaj theksoi se Kurti po i bën nder Vuçiqit për zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi, shkruan Indeksonline.

“Ka një marrëveshje mes dyve, votat e Listës Srpska për qeverinë Kurti”, ka deklaruar ai.

Më tej, Haradinaj theksoi se Kurti gaboi me qasjen e tij ndaj vendeve të Bashkimit Evropian.

“I drejtohet BE-së për liberalizmin e vizave, është gabim që pas një vendimi për taksën t’i drejtohet në atë mënyrë qeverive veç e veç.  Logjika e z.Kurtit e ka një problem. E kuptoj fjalorin e Grenell, por i thotë se po gabon dhe i kërkon më shumë. A e dini cka d.m.th kjo”, ka deklaruar ai./MediaFokus/