Puyol i bindur se Guardiola do ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve
Legjenda e Barcelonës dhe ish kapiteni i saj, Carles Puyol, është shprehur i bindur se Pep Guardiola do ta fitojë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, për herë të tretë në karrierë.
Por, ai është shprehur se nuk është i sigurtë nëse këtë do ta arrijë me Manchester Cityn.
“Për mua, Pep është trajneri më i mirë që e kam pasur dhe trajneri më i mirë në botë. Ju mund ta kuptoni menjëherë nëse një skuadër është stërvitur nga Pep duke parë nga mënyra se si luan ajo skuadër. Për këtë arsye jam i bindur se ai do ta fitojë atë titull sërish”, ka thënë Puyol./MediaFokus/