Gjilani organizon mbledhje komemorative për kimistin Xhevat Nevzadi
Për të nderuar jetën dhe veprën e kimistit të njohur Xhevat Nevzadi, i cili ka ndërruar jetë sot, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, do të organizojë mbledhje komemorative.
“Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të shtunën mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të kimistit të njohur gjilanas, Xhevat Nevzadi. Mbledhja komemorative mbahet në ora 10:00, në sallën e Teatrit të Qytetit. Ju ftojmë të merrni pjesë për t’ia bërë nderimet e fundit kimistit të njohur, Xhevat Nevzadi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit./MediaFokus/