Abdixhiku: Kryesia e re mbështet vazhdimin e diskutimeve vetëm me Vjosa Osmanin

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas  mbledhjes së partisë së tij ku janë zgjedhur nënkryetarët e rinj dhe kryesia, ka thënë se në këtë takim është folur edhe situata e fundit politike teksa tha se ka marrë mbështetje që diskutimet për postin e presidentit të bëhen vetëm me Vjosa Osmanin.

“Në këtë takim është diskutuar edhe situata e fundit politike dhe procesin e formimit të institucioneve të Kosovës. Kryesia ka mbështetur që LDK të vazhdojë diskutimet dhe bisedat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Besoj që gjatë javës zonja Osmani të caktojë datën e takimit dhe datën e takimit”, tha ai.

“LDK do të vazhdojë të jetë opozitë e fuqishme me argument dhe pjesë përbërese e institucioneve aty ku kërkohet”, shtoi Veliu.