Abdixhiku-Kurtit: S’po e kuptoj pse duhet rezolutë për referendum, ti s’po guxon me marr vendim

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka qenë i ashpër sot në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti rreth rezolutës që po synohet të nxjerrët për referendumin serb.

Abdixhiku i thotë se nuk e kupton pse duhet pasur rezolutë kur Kushtetuta e definon qartë këtë çështje, transmeton Periskopi.

‘’Mbajtja është çështje e mbyllur para se të nis. Kosova ka arsye të dyfsihtë të ushtrojë këtë referendum. Ne mirëpresim respektinmin e Kushtetutës. Nxjerrja e një rezolute mbetet e paqartë. Këtë s’mund ta kuptoj sepse kryeministri ka obligim kushtetues që të zbatojë në plotni gjitha mekanizmat. Edhe sikur të kishte rezolutë që lejon referendumin është kushtetua që ia ndalon zbatimin e një rekomandimi të tillë”.

“A ka diçka shtesë që Kuvendi duhet të ofrojë ty si kryeministër që s’mund ta zbatosh rendin kushtetues. A të duhen mjete, gjendje e jashtëzakonshme, çka të shton vlerë rezoluta. Nëse të shton rezoluta dramë, duhet ta kuptosh që prej dallim prej praktikave destruktive në këtë Kuvend sa herë Kosova është përballur me Serbinë, LDK refzuon të shkaktojë përçarje”, tha Abdixhiku.