Abdixhiku mbledh strukturat e partisë për herë të parë pas zgjedhjes së presidentit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një takim të strukturave të partisë ku është diskutuar për reformat brenda partisë dhe zgjedhjet lokale.

Se LDK-ja ka mbajtur takim e ka konfirmuar për lajmi.net edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni.

Ai shkurtimisht ka thënë për lajmi.net se takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Sipas burimeve të lajmi.net brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takim kanë marrë pjesë kryetarët e Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për reformat brenda partisë dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka premtuar reforma të thella në parti dhe rimëkëmbje pas humbjes së madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit