Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, Kurti na dërgon në zgjedhje

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur vendimin e fundit të qeverisë për miratimin e amandamentimit të Ligjit për Zgjedhjet, raporton Mediafokus.info.

Abxhdiku ka thënë se nëse nuk tërhiqet Ligji për Zgjedhjet, Kurti na dërgon në zgjedhje.

“Veprimet e sotme janë me qëllime të shantazhimit, të opozitës së vendit, ajo shumicë ka kuptuar se nuk mund të përballen me pandeminë dhe gjendjen ekonomike në vend. Sot Kurti u porpoq të shantazhojë me shkuarjen në zgjedhje. Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, tha Abdixhiku./Mediafokus.info/