Abdixhiku: ‘Nuk i bën Lumiri më’ vota Qeverisë së Albin Kurtit

Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më parë, e tash ky i fundit, kryetar i LDK-së refuzon në çdo aspekt se do mund të ndodhte një gjë e tillë ndonjëherë.

Abdixhiku thotë se nuk do pranojë të ia bëj votat Kurtit qoftë edhe nëse i kërkohet nga Amerika, qoftë edhe nëse do të ketë krizë politike.

“Nuk dëgjoj për atë punë. Nuk e bën Lumiri më”- tha Abdixhiku në një intervistë për “KallxoPërnime” më 21.09.2024.

Ai tha se rruga e Kurtit është e dëmshme dhe nuk do të kontribuojë në një gjë të tillë.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje kemi probleme të thella ideologjike, politike dhe besa edhe të mirëbesimit. Kështu që është hendek i madh.

Abdixhiku tha se LDK-ja merr pozicion qeveritar vetëm nëse e ka udhëheqjen e Qeverisë.

Lumir Abdixhiku në Qeverinë Kurti I kishte postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte inicuar mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti I, edhe pse atëherë Abdixhiku ishte shprehur kundër këtij mocioni.