Abdixhiku për deklaratën e Kurtit: Si ai fëmija në mëhallë që e merr topin dhe ikë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se Hoti dhe Abdixhiku nuk janë as çereku i Muratit dhe Bislimit.

Sipas Abdixhikut, kur Kurtit i humbi argumentin ai fillon e merret me gjëra të tilla, shkruan Insajderi.

Pas kësaj deklarate, Abdixhiku e krahasoi Kurtin me disa fëmijë të mëhallës që kur humbnin e merrnin topin e iknin në shtëpi.

“Ma qoj mallin, në mëhallë i kemi pas disa fëmijë që përpara kjur lunin futboll e kanë pas topin, kanë qenë pronarë të topit, dhe sa herë humbnin, e merrnin topin dhe iknin në shtëpi. Kështu mu duk sot. Kur e humbi argumentin e debatit politik për një temë shumë të rëndësishme për Kosovën, filloi të merret me çështje personale”, tha Abdixhiku në Pressing.

Kryeministri Albin Kurti sot gjatë seancës së Kuvendit është përplasur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e Asociacionit pasi i prezantoi gjashtë pika si kushte për pranimin e tyre.

Duke folur në foltore Kurti ia përmendi Abdixhikut se ka qenë ministër i tij bashkë me Avdullah Hotin si zëvendës i tij.

Këtu ai bëri një krahasim me anëtarët aktualë të kabinetit të tij duke thënë se Hoti dhe Abdixhiku nuk janë as çereku i Muratit dhe Bislimit.

“Qetësi dhe racionalitet. Ato 22 udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese, tregojnë sa herë kryetari juaj i nderit e ka shkelur Kushtetutën. Profesori që do thoshin disa edhe unë. E dyta është që edhe njëherë unë ju falendeorjë, se ka deputetë që s’janë të pranishëm që I dëgjuat me vëmendje këto 6 kushte dhe që nuk dhatë mendime për heqjen e ndonjërit, me përjashtim të deputetit Adixhiku, të cilin nuk po e kuptojë a po sugjeron të hymë me forcë në Veri. A është duke e sugjeruar këtë gjë, unë deputetin Abdixhiku e kam pasur ministër edhe deputeti Hoti që s qenka këtu e kam pasur zëvendës. Vec me ju tregu dicka për këtë aspekt zëvendësministri Bislimi dhe ministri Murati cilido prej tyre këta dy bashkë nuk janë se qereku i njërit prej tyre. Unë e kam pasur edhe zëvendës edhe ministër i njohë shumë mirë. E kam pasur edhe ministrin e punëve të brendshme për një kohë të shkurt, nuk kanë pasur këso idesh. Këtyre idetë ia dirigjon karriga…”, deklaroi kryeministri.