Abdixhiku publikon pamjet e tubimit në Gjilan: Koha ta mposhtim përçarjen dhe izolimin e madh brenda Kosovës
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka publikuar pamje nga tubimi i sotëm në qytetin e Gjilanit.
Në qytetin ku Degën e LDK-së e udhëheq Lutfi Haziri, Abdixhiku ka thënë se “s’ka forcë, s’ka akt kriminal e s’ka grup terrorist që mund të rrënojë shtyllat e Republikës”.
Kreu i LDK-së ka thënë se Kosova e ka mposhtur një herë Serbinë dhe do ta mund gjithmonë.