Abdullah Tahiri, djaloshi që përmbysi tabakun në menzën e studentëve
Izmi Zeka
Abdullah Tahiri eshte djaloshi që përmbysi tabakun në menzën e studentëve, duke i dhënë rrugë demonstratave të 11 marsit të vitit 1981 ….
Viti 1981 ishte vit kur Kosova po merrte kahe krejt tjera duke u nisur drejt një perspektive që pashmangshëm lidhej me ngjarjet e mëhershme.
Fillimisht me 11 mars mensa e studentëve ishte e mbushur plot e përplot ku ne këtë vazhdë një pjesë e studentëve që preokupim kryesor kishin atdheun i dhanë formë përsëritjes së revoltës mbase e para e pas vitit 1968.
Në histori thuhet se atentati mbi Franc Ferdinandin trashëgimtarin e fronit austrohungarez e nxiti Luftën e parë Botërore.
Dhe pikërisht me 11 mars 1981 tabaku i ushqimit u përmbys nga djaloshi që tërë jetën e kishte pritur këtë ditë.
Me këtë u shtuan zërat, zhurma s’kishte të ndalur. Përmbysja e tabakut mori dhenë dhe bekimin. U bënë të gjithë bashkë, protesta filloi.
Një shkas i vogël i dha formë përpjekjeve për t’i thënë rrugë kërkesave dhe për ti treguar Evropës se Kosova duhet të ketë të drejtat si gjithë bota e qytetëruar.
11 marsi i vitit 1981 shërbeu për tu zgjeruar edhe më shumë për tu organizuar edhe më shumë,ku pjesë e këtij organizimi ishte Abdullahu…

