Hala nuk m’ka lanë huxhuti

Sabit Rrustemi

Qat Livadhin e Anejshëm e kena pas ble pej Asllanve t’Peqenës. Ata patën ra n’Zhegër, nja dy a tri vjet mas pat hi Ky (komunizmi) dhe na, masi i kishim n’krah tonin, i morëm.

Besa edhe kishim nevojë për to. Nuk janë kanë livadhe shumë t’mira, po menojshmi, i mushim pleh t’gjave, edhe s’e kanë çare pa shti bari.

Bile Rrashin e Kadrisë, menojshmi edhe me mjellë, bashkë me arën e Fezëz. Tërshanën e ka pas ba mirë do vjet, e pej qi i blemë Arat e Sahitve, atje ma nuk livrumë.

Po, ku ke puna e Livadhit t’Anejshum, nime ish pak mas krahi po edhe si n’hije. Vej dilli i paradites e nxejke pak. Masdite i rake hija heret, edhe ishte bukur shpatinë. Mujke me t’rrshitë kama e me thye qafen, edhe vej mali i Asllanve qi t’nalke, se tjerkush jo.

Atje kah funi i Livadhit, janë kanë edhe nja tri shema bukur t’mdhaja. Bunojke kapak uji , edhe dhevi u shemke nji kohë. Po,pej qi met livadh, zuni u forcue e s’bajke vaki ma me rrshitë dhevi teposhtë.

Sa jemi kanë tu jetu n’Terzija, bukur shumë jakena pas pa hajrin atij veni. Po, kur ramë n’Zhegër, na met edhe ma shumë mas krahi.Pleh s’mujshmi mej qitë qysh e lypke.

Ven i ftohtë, zuni me rrallue barin, edhe kosen u deshke vej me ja kallzue se jo qi mujshe me marrë sanë si përpara, n’ta.

Bile, bikur edhe pritojshmi me kositë. Ja dhashmi agës Shaip, se ky, si u pat kthye pej Ferizjit, s’i paten metë ma ara e livadhe e kish nevojë.

Nja disa vjet e pat kositë qashtu, pak si me vonesë, po adetin ja bajke, anise funin kurrë s’ja prekke me kosë. Po, shka m’i ba. I pat kapërcy të Tetëdhjetat edhe s’mujshmi me lypë ma shumë pej tij. Vej le t’ja bajnë atë punë, thojshmi.

Nja nji vjet a dy para luftes mramë, ju thashë t’bijve t’Raifit:

-Dilni more e kositne Livadhin e Anejshëm se po m’dhimet Shaipi me shti hala atypari, i ka ba do vjet e po i rrshet kama, prehet n’kosë e bahmi kahre.

Edhe m’ngunë djemtë. Falë jav dhashë edhe atyne. As qi m’shkoj menja me ju lyp naj dinar.

I sheh Shaipi, edhe s’i vjen hiç mirë, po nuk ju thotë kurgja.

Ni t’hane, sabahle, p’e nijë, po thirrë dikush te dyrtë.

Dola…kur qe, Shaipi!

-Hajde more mrena, po pej kur ti po thiirë te dyrtë?, i thashë. Edhe me folë t’drejtën, bash më mbeti hatri.Kusheri t’parë, ishim. Babat vllazën, ku me shku ma t’ngatë ? Me ni sofër kishim pi e hanger me vjet.

-Jo, jo… s’ke lanë ven me hi mrena! ma kthej.

Vallahi u bana marak, thashë shka i kam ba

-A per nime e ki Shaip, a? ju ktheva. Se, ai e ka pas zanat me ba hajgare, edhe nuk u dijke kur e ka per t’nime e kur per mahi.

-Bash per t’nime, e kam… qysh bre mujte me jav dhanë Livadhin atyne e jo mue? A pak kanë ata, a?

Ja nisa me kesh pej, per Zotin, edhe u shlirova…

-Aiih, Shaip, po tyme m’u dhimte me t’shti ma atij kërshi, more vred… po u tutsha po t’rrshet kama e po prehesh n’kosë,se i ke ba bajagi do vjet, ti…po harron qi je ma i moçmi n’Mahallën tonë!?

I kcej apet kanari, s’e priti qi p’i tham, ashtu.

-Qy, qy, po t’dhimna? Edhe pej dhimtes m’la pa bari… po, pasha Zotin, qi s’e baj rrejshum per kurgja, hala nuk m’ka l’shu huxhuti.

T’hanum t’ejte para sabahit, te unë, hala nohet kusija me vlue n’zjarm… edhe mos besofsh, hajde shihe!

Ja plasi gazit:

-Kuku Shaip, hala me ato men’! Mlidh mor veten se po jet n’ta , e na ban rezil.

-Hajt ti, baja gajlen vetit, edhe u nis kah xhadja.

-Nalu, nalu, oj qepaze, e thirra! Pej sodit, e dej sa t’jesh gjallë, Livadhi i Anejshëm, t’koftë, vej a po munesh me mledhë…

Edhe tybe kosa e tjeterkujt ma s’ka ba fiiuuu, aty …