Abrashi godet Kurtin: Nuk mund të na prishni me Washingtonin

Anëtari i kryesisë së LDK’së, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës, Arban Abrashi, heqjen e taksës e ka lidhur me një proces – garën për kryetar të Podujevës.

Madje Abrashi e ka goditur keq kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk mund t’i prish më Washingtonin, transmeton  Mediafokus.info.

“Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!”, ka shkruar Abrashi mbi foton e fushatës parazgjedhore të LDK’së në Podujevë.