Haziri: Ibrahim Rugova realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, teksa e ka përkujtuar Ibrahm Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes, ka thënë se ai ishte një hap para krejtve, ndërkaq e realizoi ëndrrën shekullore të shqiptarëve.

Ja statusi i plotë i Hazirit në profiling virtual:

Ky janar shënon 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të njeriut dhe liderit më të madh të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të liderit dhe politikanit më modern dhe më ndryshe nga të gjithë liderët e kohës së tij, të njeriut që në vend të armëve promovonte dhe thërriste për paqe, për liri dhe dialog.

14 vjet pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, edhe kundërshtarët më të mëdhenj të tij politikë, edhe ata që mendonin ndryshe, që nuk e besonin dhe e karikonin shpesh, u bindën se formati i tij politik dhe vizioni i tij politik ka qenë rruga e vetme dhe rruga më e drejtë për këtë popull dhe për këtë Republikë.

Po e ripërsëris që Presidenti Rugova ishte një hap para krejtve. Ai inicioi e shkaktoi procese dhe realizoi ëndrrën shekullore për shqiptarët. Lavdi!/MediaFokus/