Abuzoi seksualisht me të miturin, arrestohet i dyshuari

Një person dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Ferizaj, derisa i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Ferizaj 14.11.2020 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka abuzuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Mediafokus.info/