Adem Mikullovci: Leze, teatri jonë u mbyll, po i fikë dritat
Aktori Adem Mikullovci ka bërë një dedikim prekës për Leze Qenën, e cila ndërroi jetë dje në Prishtinë.
Ai i është drejtuar Lezes në emër personazhi:
ELIZABETË – Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit, qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati:
Unë thashë: “Leze, unë do të shkojë para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi, unë shkoj para teje, mua më ka grua, e ty vetëm shok”!
Dhe, ja! Ashtu edhe ndodhi, Elizabetë…
Mua më latë të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze, u mbyll./mediafokus.info

