Nesër, bashkëbisedim për librin e ri të Muhamet Halilit

Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit “Fan. S. Noli”, nesër (e shtunë, 28 maj) organizon bashkëbisedim me krijues e artdashës për librin më të ri të Muhamet Halilit – ‘Një emër nga letërnjoftimi’.

Libri i radhës i Halilit, pa dyshim se pasuron letërsinë, veçmas në llojin e tregimit, duke ruajtur kështu edhe një traditë të shkrimtarëve gjilanas, të cilët i kanë dhënë shumë emra, tituj e vlera prozës shqipe në përgjithësi.

Krijues e dashamirë të librit kanë paralajmëruar praninë e tyre në këtë bashkëbisedim letrar, si Sabit Rrustemi (botues), Biser Mehmeti e Sinan Sadiku (recensentë), pastaj, Fatmir Latifaj, Agim Kajtazi, Izeir Hyda, Nehat Ramadani, Selvete Avdullahu, Fadil Kajtazi, Heset Zymberi, Avni Islami, Qazim Azizi e të tjerë.

Kjo formë bashkëbisedimi për librin, që do të mbahet nga ora 12:00, thjesht është një përurim pak më ndryshe i librit si dhe autorit.