Kosharja: Maja e saj nuk matet me nivelin e detit, sall me thellësinë e shpirtit

Sabit Rrusetmi: KOSHARJA
E lartë është
e paarritshme
për ata që s’kanë frymë
e zemër e sy
Po u nise drejt saj
mos pyet ç’ditë është
ç’mot bën
vetëm ec
Një shekull agimesh
ajo Rrasë Zogu
hapat tanë ka pritur
për ta puthur
me afsh dash’nie
Maja e saj
nuk matet me nivelin e detit
sall me thellësinë e shpirtit
pika më e lartë e saj
është atdhedashuria
lum kush e shijon
Po e preke atë Maje
më tej mos shko
Shtrydhe veten
deri në pikën e mbramë të gjakut
thellësive depërto
si lëng lirie
për t’u rilindur
syve të së ardhmes
nëpër lule përjetësie
(9 prill 2012)
____________________
Fotografia është huazuar nga interneti…