Adi Krasta emërohet z/drejtor në RTK

Bordi i RTK’së ka emëruar gazetarin e njohur shqiptar Adi Krasta, zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës.

Emërimi i tij në këtë pozitë është bërë me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK’së.

Në këtë mbledhje Bordi i RTK-së ka miratuar edhe projeksionin buxhetor të RTK-së për vitin 2023.