Adriana Matoshi flet për komentet negative rreth të dashurit 19 vite më të ri

Prej thuajse një viti, aktorja Adriana Matoshi më shumë se për projektet, është përfolur për të dashurin e saj, futbollistin 21 vjeçar, Keith Groeneveld.

Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre.

Keith tregoi se me Adrianën është njohur tek lokali i saj dhe në momentin që e pa “u detyrua” të mësojë sesi flirtojnë djemtë shqiptarë.

Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.

Adriana Matoshi flet për komentet negative rreth të dashurit 19 vite

“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racista. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese.”- u shpreh Matoshi, e cila i referohet çmimit “Aktorja më e mirë” që fitoi në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin “Zana” me regji të Antoneta Kastratit.

Adriana Matoshi flet për komentet negative rreth të dashurit 19 vite

Sidoqoftë, komentet negative rreth marrëdhënies me diferencë 19-vjeçare, nuk kanë ndikuar në familjen e aktores dhe miratimin e tyre.

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur! Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë.” – përfundoi ajo.