Adriana Matoshi i kthehet jetës së natës, pas ndarjes nga futbollisti belg

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi, është njëra ndër personazhet më të përfolura në media rozë.

Ajo komentohej shumë për lidhjen me futbollistin belg e më pas edhe për ndarjen me te.

Deputetja gjithashtu është edhe mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.

Shumë shpesh ajo ndanë fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme por edhe nga angazhimet politike e kinematografike.

Së fundi ajo ka publikuar disa video në profilin e saj të “Instagrami”, ku shihet duke e shijuar jetën e natës në njërin nga klubet e natës në qytetin e Gjilanit.

Në imazhet e publikuara në InstaStory, aktorja shihet në disponim të mirë teksa argëtohet me muzikës duke vallëzuar e dëfryer me miqtë e saj të ngushtë, transmeton lajmi.

Kjo vjen pak kohë pasi u njoftua se Adriana i ndau rrugët me ish-të dashurin e saj, futbollistin afrikano-belg Keith Groeneveld.

Aktorja pas ndarjes nuk ka reguar dhe ka vendosur të vazhdojë jetën e qetë.