Adriana Matoshi zgjedhet ‘aktorja më e mirë’ në festivalin e Francës

Aktorja kosovare Adriana Matoshi është shpallur aktorja më e mirë në Festivalin e Francës. Ky është një çmim tjetër që i është shtuar karrierës së saj të pasur.

Matoshi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin në filmin “Nëntori i Ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës.

Këtë njoftim e ka ndarë me publikun në Kosovë edhe këtë aktorja, e cila i ka uruar edhe kolegët e saj me këtë fjali:

“Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me çmime!”, ka shkruar aktorja Matoshi.

Në vitin 2018, Matoshi ishte shpërblyer me çmimin “aktorja më e mirë” në “South East European Film Festival”, në Berlin të Gjermanisë, për rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit./mediafokus.info