Aeroporti i Gjenevës nis fluturimet më 15 qershor
Aeroporti i Gjenevës bëri të ditur se do të rifillojë shërbimet e rregullta të pasagjerëve më 15 qershor, megjithëse me një orar shumë të reduktuar dhe masa të reja në vend për të mbrojtur kundër COVID-19
Gjeneva është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Zvicrës pas Cyrihut dhe është shtëpia e selive evropiane të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave tjera ndërkombëtare.
Veshja e maskave brenda aeroportit do të rekomandohet fuqimisht, edhe pse jo e detyrueshme.
Dezinfektuesit e duarve janë prezantuar, ndërsa ekranet plastike janë instaluar në sportelet e kontrollit për të mbrojtur stafin.
Pasagjerët do të paraqesin kartat e tyre dhe pasaportat pa bërë kontakt.
Shënuesit e dyshemesë janë hedhur për të kujtuar njerëzit të mbajnë dy metra larg kudo që të jetë e mundur.
Posterët dhe mesazhet e altoparlantëve do t’iu kujtojnë udhëtarëve udhëzimet e reja.
Normalisht, Aeroporti i Gjenevës shërben rreth 150 destinacione me 50 linja ajrore, duke transportuar 17.9 milionë pasagjerë në vit.

