Shpend Ahmeti – prindërve: Mos i dërgoni fëmijët në çerdhe

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po e sfidon vendimin e Ministrisë së Shëndetësië, e cila tha se cerdhet do të hapen me 1 qershor, shkruan Mediafokus.info.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Ahmeti u ka bërë thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe, derisa këto të fundit të lajmërojnë se u janë përshtatur rregullave të reja.

“Sot në konferencë për media të qeverisë u fol edhe për rihapjen e çerdheve. U përmenden dy data, 1 qershor dhe 8 qershor. Po ashtu u përmenden edhe rregullat strikte për çerdhet. Por nuk kemi marr asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat. Ne presim që Ministria e Arsimit të qartësojë situaten dhe rregullat, po shpresojmë sonte”

“Prandaj, prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën tonë deri t’i marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë. Çerdhet do të rihapen këto ditë, por ka nevojë për më shumë detaje e përgatitje.”, ka shkruar Ahmeti./Mediafokus.info/