Migjen Kelmendi i dorëzon pronësinë e Rrokumit, Arben Ahmetit

Nga sot, Migjen Kelmendi nuk është pronar i televizionit Rrokum dhe portalit të këtj mediumi, raporton Mediafokus.info.

Pronari i ri i Rrokum TV do të jetë Arben Ahmeti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Migjen Kelmendi, nëpërmjet profilit të tij në Facebook.

“Me kete foto te çastit, e permbylla me studentin dhe mikun tem Arben Ahmeti, marreveshjen per kalimin e pronesise dhe pergjegjesise te Televizonit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV te ai.Arbeni sot ka arrite me ndertue nji profil publik dhe ka deshmue se ka potencial me i pri nji mediumi, ashtu si arriti bashke me koleget e tij me pasunue spektrin medial me TV Dukagjini.Pokeshtu jam i bindun se me projektin e tij te ri, ka me qene nji nga mediumet qe ka me i dhane tempo e profesionalizem hapsines mediale ne Kosove! I uroj sukses!”, ka shkruar Kelmendi.

Kelmendi në vitin e kaluar është futur në politikë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, ndërkaq pas zgjedhjeve nacionale të 5 tetorit, është zgjedhur anëtar i Kryesisë së këtij subjekti./Mediafokus.info/