Aeroporti i Vlorës që do të ndërtohet nga kompania e Behgjet Pacollit do të duket kështu
Aeroporti i Vlorës do të kushtojë 104 milionë euro dhe do të jetë shtëpia e kompanisë ajrore shqiptare “Air Albania”.
Veç kompanisë së Pacollit, për ndërtimin e Aeroportit do të angazhohen dhe dy kompani të tjetra, YDA – Group dhe 2A Group SH.PK.
Edi Rama nuk e fshehu optimizmin për kryesimin e konsorciumit nga kompania e Behgjet Pacollit.
“Jam i lumtur që baza e këtij kosnorciumi është një kompani e famshme që mban flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Prej kohësh më ankohet si nuk m’u dha mundësia të bëj diçka për Shqipërinë”, ka thene Rama.



