Vritet 45-vjeçari pas një konflikti banal

Nuk ka të ndalur krimi në Shqipëri. Një tjetër vrasje trondit vendin mëngjesin e sotëm në Peqin, pak orë pas asaj të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd.

Policia njofton se vrasja një vrasje ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit në fshatin Gjocaj të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta, ku një 40-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 45-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është Leonard Bashaliu, ndërsa viktima Ylber Xhahysa. Policia ka arrestuar disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes dhe ka sekuestruar armën e krimit.

Njoftimi i Policisë

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajovë, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.