Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë vdekur me kovid, kurse 160 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 6 mijë e 751.
MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit 4 mijë e 904 persona janë testuar si të dyshuar për COVID-19.
Kurse, në 24 orët e fundit nga virusi korona janë shëruar 1 mijë e 39 persona.