Afërdita, 42-vjeçarja që jeton pa duar ka nevojë për banesë e proteza

Afërdita Haxholli, një grua 42-vjeçare që jeton në Ferizaj ishte pjesë e reportazhit të parë në kuadër të formatit të ri ‘’Za me Kaltërinen’’, i cili do të transmetohet çdo të shtunë, prej orës 21:10 në T7.

Teksa tregonte rreth përditshmërisë së saj, mënyrën se si ia del të kryejë gjitha obligimet ditore, Afërdita theksoi faktin që jeton e vetme dhe me qera në Ferizaj, për çka shpreson që ndonjë ditë dikush t’i ndalë në mbështetje dhe t’i sigurojë një kulm mbi kokë.

Përveç kësaj, Afërdita ka synim që të realizojë një intervenim për vendosjen e protezave të duarve, për çka i duhen 237 mijë euro.

Shihni videon në vazhdim: