A e dini historinë e kësaj foto që është emërtuar ‘Puthja e jetës’

Shumëkush prej jush nuk e dinë historinë e kësaj fotoje, e cila është bërë nga Rocco Morabito më 1967 dhe u quajt “Puthja e jetës”. Fotoja tregon dy elektricistë, Champion Randall dhe JD Thompson në majë të një shtylle elektrike.

Derisa ata po bënin kontrollin rutinë, Champion preku linjën e tensionit të ulët në pjesën e sipërme të shtyllës. Mbi 4000 volt elektricitet përshkuan trupin e tij, duke bërë që zemra e tij të ndalonte menjëherë (për karrigen elektrike përdoren deri në 2000 volt).

Falë pajisjeve të sigurisë me të cilat ishte i lidhur, ai nuk u rrëzua përtokë dhe Thompson që ishte pas tij e mbajti dhe filloi t’i bëjë frymëmarrjen gojë më gojë.

Për shkak të rrethanave nuk mund t’i bënte masazhin kardiak, por vazhdoi t’i bënte frymëmarrjen derisa arriti të ndiejë një rrahje të dobët zemre. I zgjidhi pajisjet dhe zbriti nga shtylla duke e mbajtur shokun mbi supe.

Kur zbriti, ai dhe shokët e tjerë i dhanë Champion ndihmën e shpejtë derisa frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës rifilluan.

Më pas arritën mjekët e urgjencës dhe Champion erdhi sërish në jetë. Shoku i tij i kishte shpëtuar jetën. Ai jetoi deri në vitin 2002 kur vdiq nga një atak kardiak në moshën 64 vjeçare.

Fotografia u publikua në të gjitha gazetat e revistat e kohës dhe fitoi çmimin Pulitzer më 1968-ën.

Mesazhi i kësaj foto do të ishte se ka miq që nuk janë miq dhe ka miq që janë më tepër se vëllezër. /Mediafokus.info