AFGANISTAN: Mbretëria e Bashkuar vendosi të evakuojë qentë dhe macet nga Kabuli

Sekretari Britanik i Shtetit për Mbrojtjen Ben Wallace njoftoi të mërkurën më 25 gusht se ai do të autorizonte evakuimin ajror të disa dhjetëra maceve dhe qenve të marrë nga një strehë në Kabul, si dhe të gjithë punonjësve që punonin atje, njofton CNEWS.

Ndërsa mijëra afganë janë duke përpjekur me të gjitha mënyrat të largohen nga vendi që kur talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht, Mbretëria e Bashkuar, me këtë vendim, ka befasuar disi komunitetin ndërkombëtar.

Nisma, megjithatë, nuk qëndron tek vetë autoritetet britanike, por tek Pen Farthing, një ish ushtar britanik i cili, pasi hapi një strehë kafshësh në kryeqytetin afgan, tani dëshiron të marrë nga vendi rreth 140 qen dhe 60 mace, si dhe punonjësit e tij afganë dhe të afërmit e tyre. Ish-ushtari, për këtë, ka paguar një aeroplan me mjetet e tij.

Sidoqoftë, kjo çështje ka ndezur një debat të nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar, midis atyre që e kuptojnë këtë nevojë për të ndihmuar kafshët dhe të tjerëve që e konsiderojnë kompaninë jashtë vendit përballë mijëra afganëve që kërkojnë të ikin me çdo mjet ngs talebanët. Megjithatë, për aktivistët e të drejtave të kafshëve, pyetja as që duhej bërë.

Ndërsa të martën Ben Wallace kishte thënë fillimisht se ai nuk do të “jepte përparësi kafshëve mbi burrat, gratë dhe fëmijët e dëshpëruar që trokasin në derë”, Dominic Dyer, aktivist i medias për çështjen e kafshëve, u ngritë, kështu për të kërkuar as më shumë e as më pak se “dorëheqja” e Sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen.

Një zhurmë e suksesshme pasi, më në fund, udhëheqësi politik ndryshoi mendim të mërkuren , siç tregoi ai vetë në Twitter.

“Nëse Pen Farthing arrin me kafshët e tij, ne do të kërkojmë një vend për aeroplanin e tij,” konfirmoi ai në rrjetin social.

Në total, Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar 10,200 njerëz nga Afganistani disa ditë më parë, ndërsa Franca ka marrë deri më tani 1,500 njerëz.

Përkthimi dhe përshtatja/MLH