Afro 1 milion persona të prekur nga coronavirusi

Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se numri i të infektuarve me koronavirus, globalisht do të arrijë një milion brenda ditëve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, gati 950,000 njerëz kanë aplikuar për përfitime të Kredisë Universale gjatë dy javëve të fundit në mes të shpërthimit të koronavirusit.

Rritja e shifrave të atyre që regjistrohen janë dëshmi e fuqishme që kriza e koronavirusit është një emergjencë ekonomike.

Në disa vende ka shqetësime në rritje për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punonjësit e mjekësisë.

Në SHBA, guvernatori i Connecticut ka konfirmuar se një foshnjë gjashtëjavëshe ka vdekur nga Covid-19.

OBSH do të diskutojë nëse duhet të ndryshojë këshillat e saj dhe të promovojë përdorimin më të gjerë të maskave të fytyrës./veriu.info/