Aga Gani i Zekbashve, gojëmbël, i mençëm e fjalëpakë

Personazhi i radhës i Gilanit, është Gani Latifi, Gania i Zekbashve, të cilin kronisti i kalldrëmës, arkitekti Lulzim Behxheti e ka portretizuar në stilin e tij të veçantë, përmes të të folurit të këtij qyteti.

‘Aga Gani, Gania i Zekbashve, me ty e kom ni muhabet t’shtrum e t’gjon. Se tan jeten tem kom menu se qysh muj me bo dishka veq per ty, me ti thon do fjal qe s’mujta me mri me ti thon sa ke gjall. Amo, qe, ma pruni ymri tash me fol me ty, si ktynehere.

Aga Gani, rinijen teme deri n’ushtri e kom kapercy ma shum n’shpi t’juv se temen, ma shum kom honger buk te ju se n’shpi teme, tybe edhe do telashe ti kom pas nxjer me Ademin, amo qysh bre aga Gani nihere s’tpash t’mrrolt, e leje mo me na bertit. Veq na thojshe me serbë runu, se s’kan bes.

Aga Gani, shumkush qetu n’grup t’kalldermes s’tnjeh bon vaki sa duhet. Amo ti njofin gjemt, Hajdinin, Femiun, Ademin, Rrustemin, Fatmirin, Ridvanin. E per nipa e mesa mos t’foli hiq. Shumm fjal t’mira po nij per ta, kan mri n’jet’, jon bo t’zot, t’vyshem e bash Gilangji qe e dojn shehrin e vet.

Aga Gani, a e man n’men kur e marsha Rrusten e vogel e shkojshmi n’bran me msu me notu. Hiq su tutke. E Ademi kur e blejti Renaullt 4-shin??? Ewww…na kqyrshin mu e Ademin si mu kon kumedijt shka. Amo u dashke me shku n’Vraj’ a n’Shkup me mush benzin, se n’Gilan s’kishke. Nihere na tha: “po qysh bre djemt e mi per benzin n’Shkup me shku”?

Po de po, deri sa vijshmi n’Gilan gjysa e benzinit u hargjitke.

Aga Gani. Kom dasht me t’thon se Ademin e kom pas shokin ma t’mir t’rinijes. E kemi nda shka kena pas pergjyst, s’kena kshyr kush ka e kish s’ka, t’miren e t’keqen e kena nda. A t’kujtohet kur na lshut me Ademin ni ver’ me shku n’deti, n’ Kotor, kishe na me punu, i kishmi 15-16 vjet.

Haj kuku o aga Gani. Po a u kon hajri i punes ton! Dy dit punum te ni serb, e qelem ni grop e na u bonen durt ushla.

Kur erdh vakti mu kthy n’shpi, i kishmi hargju paret, flejtem n’park qat nat nat. E t’nesermen e shita sahatin tem, u kon Longines, e bojke pare. Edhe u kthym te mas.

Shka me ju thon tash juve, ku i lam paret qe i kishmi fitu. S’pe zgati ma shum se keshin gjinja me mu e Ademin.

U knaqshe me neve kur u mledhshmi shokt e ton te ju, Fatoni, Ismaili Arif, Kemali (Vipp Kemi), Nura edhe na kqyrshe e na thojshe “he more Allah, rrumi qeta gjem pi t’kqijav”.

Qeshtu je kon ti o aga Gani, gojomel, i meqem e fjalpak. Amo ni sen ta kom rrespektu ma s’shumti. N’qat koh ishke kriz per gjithshka, e ti sa here blejshe mill e sheqer me thas, i thojshe Ademit “qoja ni thes mill e do sheqer edhe gjalit tem, Lulzimit”, se qashtu m’thirshe.

Aga Gani, kurr se harroj kurr um kallxojshe per Depcen, per Zekbasht, per trimat e asaj one. Edhe pata shku masanej me Ademin e Dautin aqe. Hala m’pihen dhomt pi atij ujit t’toft te krroni i Zekbashve.

Aga Gani, ty po t’persh’nes e t’boft shpyrti drit n’lula t’Xhehnetit. Se tash mu flladit shpyrti edhe mu, masi barem dyqysh mujta me tu falimneru per neren tonde qe na ke bo’./Mediafokus.info