Agim Zuzaku zgjedhet kryetar i AAK-së në Gjilan
Agim Zuzaku është zgjedhur kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjilan, shkruan Mediafokus.info.
Njëherësh është bërë me dije se ai do të jetë edhe kandidat për kryetar komune në Gjilan, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ai e ka pasuar në këtë post Rexhep Kadriun, i cili e ka udhëhequr degën për dy mandate.
Agim Zuzaku është një aktivist i kamotshëm i AAK, ish-drejtor komune në një mandat./Mediafokus.info/

