Mantelbardhët që humbën jetën nga COVID-19 duhet të dekorohen nga shteti

Lufta me koronavirusin nuk mund të bëhet pa mjekët dhe stafin tjetër shëndetësor. Prej kur është paraqitur ky virus, mantelbardhët ndodhen në vijën e parë të frontit me COVID-19.

Kjo është lufta e tyre, ku herë dalin fitues duke i ndihmuar pacientët, e herë humbasin, madje edhe personalisht, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Që nga marsi e këndej, në Kosovë ka vdekur një numër i konsiderueshëm i mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër shëndetësor, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Gazetari Xheladin Rexhepi e ka qujatur lajm të trishtueshëm çdo rast të humbjes së jetës së mantelbardhëve. Ai mendon se institucionet shteterore duhet te ndajne dekorata te veçanta per gjithe mjeket dhe infermieret qe humben jeten duke qene ne frontet e para te luftes ndaj Covidit.

“Ngushllime familjes dhe krejte bluzave te bardha ne Kosove. Lajm i trishtueshem, humbje e pakompenzueshme e nje mjeku ne kete kohe. Eshte momenti i fundit qe institucionet shteterore, presidenti, kryeministri, ministri i shendetesise, apo parlamenti i Kosoves, te ndajne dekorata te veçanta per gjithe mjeket dhe infermieret tone qe humben jeten duke qene ne frontet e para te luftes ndaj Covidit.

Do te ishte nje nderim per keto personalitete dhe sakrificen profesionale dhe respekt per familjet e tyre.

Duke nderuar shteri qytetaret e vet te merituar deshmon jo vetem kurajo por edhe vlera humane dhe tradite te mirë”. /Mediafokus.info