Ahmet Isufi operohet në QKUK
Ahmet Isufi, ish-deputet i AAK-së dhe ish-komandant i ZOK-ut është operuar në këmbë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, ku bëhet e ditur se operimi është kryer nga Arbër Tolaj, një tjetër anëtar i AAK-së.
“Sot te Ahmet Isufi, për t’i uruar shërim të shpejtë, pas operimit të suksesshëm të këmbës. Faleminderit Dr. Arbër dhe të gjithë kolegëve tuaj!”, shkroi Haradinaj.