Aksident fatal: Humb jetën 22-vjeçarja, arrestohet shoqja e saj
Në një aksident fatal në rrugën “Demokracia” mbeti e vdekur një 22-vjeçare e identifikuar me emrin Alida, kurse u plagos një 19-vjeçare tjetër.
Automjeti, i cili po lëvizte me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera.
Dy vajzat janë transportuar në spital për mjekim, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren Deni Doku për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e cila ishte drejtuese e mjetit tip SMART.
Vajzat ishin mike me njëra-tjetrën dhe ishin në të njëjtën makinë para aksidentit, thuhet në një kronikë të Report TV për rastin tragjik në Kamëz.

