Ish-shefi i AKI-së dënohet me 4 vite e 8 muaj burgim për rastin “gylenistët”

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Driton Gashit ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, kurse janë liruar nga akuza Valon Krasniqi, ish-drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, të cilët akuzoheshin për korrupsion në rastin e njohur si “Gylenistet”.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues gjykatësi, gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndaj ish-shefit të AKI-së Driton Gashit, Gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 4 vite pas mbajtjes se dënimit me burgim.

Ndërsa të akuzuarit Valon Ramadani dhe Rrahman Sylejmani lirohen nga akuza pasi që nuk është provuar se te njëjtit kanë kryer veprat penale që ju vihen në barrë.