Pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, Lutfi Haziri i bën sërish ftesë VV-së për bashkëqeverisje

Nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri ka vazhduar t’i bëj ftesë publike VV-së për bashkëqeverisje.

Haziri ka thënë se vec bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën.

Deklarata e Hazirit vije menjëherë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Veç bashkëpunimi për procese politike e normalizon dhe e stabilizon Republikën🇽🇰

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka shkaktu procese dhe ka realizu ëndrra.

Ne e kemi mbajtë fjalën me të gjitha partitë për agjendën e Republikës!

Ne jemi për bashkëpunim për procese politike, për normalizim e stabilizim të Republikës.

Nuk nxirret vendi nga kriza nëse partia e parë nuk e zhvillon instiktin e bashkëpunimit. E kundërta është me shkaktu procese.

Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në. Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në!

Edhe BE, NATO e gazi amerikan janë procese strategjike!

Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj!