Aksident i rëndë, disa të lënduar, një pasagjer i bllokuar në mjet

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, njoftojnë mediat shqiptare.

Dyshohet se dy automjete janë përfshirë në këtë aksident. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur disa persona.

Një prej pasagjerëve është ende i bllokuar në mjet.

Personat e lënduar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i qartë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.