Aksident i rëndë, dy gra mbeten të vdekura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Kosovë ku dy gra, njëra 45 vjeç dhe tjetra 26-vjeç, kanë gjetur vdekjen. 

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dy personave nga aksidenti në Korroticë të Poshtme të Drenasit, ku dy gra mbetën të vdekura.

“Ju njoftojmë se dy nga personat e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë”.

“Vdekjen e viktimave: L.P. (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th. (femër) 26 vjeç, e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara”.

“Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Të lënduar nga aksidenti janë katër persona. (foto arkiv)