Aksident i rëndë, humb jetë një person

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, në një aksident trafiku që ka ndodhur në Komoran. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur për express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm, me ç’rast një veturë ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Kelani ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka treguar Kelani.