Thirrje bujqve: Aplikoni për grante dhe subvencione!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, sot gjatë ditës do t`u bëjë thirrje bujqve të Kosovës që të aplikojnë për grante dhe subvencione.

Mustafa do të mbajë një konferencë për media, ku prej aty do të ju drejtohet qytetarëve që janë të interesuar për subvencione e grante, që të aplikojnë në programet e kësaj Ministrie.

Bujqësia përbën një nga sektorët më të rëndësishëm zhvillimor në Kosovë, por që nuk po shfrytëzohet sa duhet si potencial.