Aksident i rëndë, humbin jetën babë e bijë
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonjë të Lushnjes.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti që mësohet se ka marrë dy jetë njerëzish. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Pritet që nga momenti në moment të zbardhen identitetet e viktimave dhe detaje të tjera mbi përplasjen fatale. Mediar shqiptare raportojnë se viktimat janë babë e bijë.