Aksident i rëndë në Gjilan, përfshihen tri vetura, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në lagjen Arbëria të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ndërkaq sipas dëshmitarëve dyshohet se janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për në Emergjencë për të marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe autoambulanca.

Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar sapo të sigurojë informacione shtesë./Mediafokus.info/